LDK E VV LËSHOJNË SALLËN E KUVENDIT

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Shefi i grupit parlametar i Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca deklaroi se dy partitë kanë marrë vendim që t’a lëshojnë sallën, nëse nuk merret ndonjë vendim ndaj publikimit të fotografisë nga ana e deputetes së PDK-së, Flora Brovina. Madje, Konjfuca kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentari, Kadri Veseli.

“Nëse nuk jepet përgjegjësi për këtë punë, atëherë ne jemi dakorduar me LDK-në për lëshimin e seancës”, ka thënë Konjfuca.

Të pranishëm në sallën ku po mbahet seanca përveç partive në pushtet – po merr pjesë edhe Partia Socialdemokrate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *