HOTI I KUNDËRPËRGJIGJET VESELI: DËMTUAT KAUZËN E KOSOVËS PËR DHUNIMET E KRYERA NGA SERBIA

Tendencës së kryeparlamentarit, Kadri Veseli për ta “arsyetuar” veprimin e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, e cila me 16 maj në Kuvendin e Kosovës publikoi një fotografi, për të cilën ajo pretendonte se ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Në këtë foto shiheshin tre persona të uniformuar teksa dhunonin një grua në sy të familjarëve i është përgjigjur Avdullah Hoti.

Hoti akuzoi Kadri Veselin se ka dëmtuar kauzën e Kosovës për dhunimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Insajderi.

Hoti ka thënë se është fatkeqësi që politikanët po përdorin fatkeqësitë për poena politikë.

“E dëmtuan kauzën para botë demokratike në vend se Kryetari i Kuvendit të thërras në konsultime partitë politike. Ai vraponte skutave të Prishtinës dhe akuzonte serbët. Askush nuk i ka borxh politikanëve të përdorin fatkeqësitë për poena politikë”, ka thënë Hoti, shkruan Insajderi.

Sipas Hotit pas publikimit të fotografive nga deputetja e PDK-së duhet të dilet para drejtësisë.
“Veseli që është shef i PAN-it u mundua që të relativizojë dëmin që partia dhe deputetja e tij ia bënë Kosovës me publikimin e fotografive të rrejshme. Krimet e regjimit serb kanë ekzistu dhe do të dëshmohen. Viktimat e luftës nuk guxon askush ti përdorë për qëllime politike. Orkestruesit e këtyre publikimeve duhet që të përballen me drejtësinë”, ka deklaruar ai.

Treshja Thaçi, Haradinaj, Veseli e kanë kapur shtetin e Kosovës. Thaçi e ka bërë temë ndryshimin e kufijve për arsye personale sepse atij i konvenon. Haradinaj qeveris në emër të PAN-it. Publikimi që paska ndodhur takimi i PAN-it me Radojçiqin janë fyerje për qytetarët e Kosovës, ka thënë mes tjerash Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *