CAKTOHEN MASA E PARABURGIMIT PËR TË MITURIN QË POSEDONTE MARIHUANË

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të miturit L. A.

Gjatë kontrollimit të Policisë në automjetin e të miturit i është gjetur sasi prej 1095.7 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Në automjet ishin të pranishëm edhe 4 persona të moshës madhore, që së shpejti do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Me këtë veprim, dyshohet që se i mituri të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *